Jessica Alba: Tashmë jam zyrtarisht nënë
10/08/2011 18:40
Nuk dihet nëse e kanë fajin hormonet apo shtatzania ndikon në procesin e të menduarit, por disa nëna të ardhshme bëjnë deklarata nga më të çuditshmet.
Për shembull, Jessica Alba ka thënë se ajo mund të quhet zyrtarisht nënë tashmë që pret fëmijën e saj të dytë duke harruar se ka një vajzë me bashkëshortin e saj Cash Warren.
Pra, sipas aktores Jessica Alba fëmija i dytë është ai që të diplomon dhe të jep titullin “nënë. Me këtë teori, duke filluar nga i treti e më tej mund të marrësh master.
Top Channel