Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se propozimet për ndarjen e Kosovës janë absolutisht të papranueshme.

Ai tha se është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti përgjegjësit në Beograd, të kuptojnë se pa zgjidhjen e çështjes së veriut, pa marrë parasysh se si do të zgjidhet, dyert e Serbisë drejt Evropës nuk mund të hapen më shumë dhe nuk do të hapen.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Ischinger ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler ka luajtur një rol të madh në evitimin e konfliktet në Kosovë, ndërkaq propozimet e tij tregojnë se KFOR-i e sheh Kosovën si një tërësi territoriale.

Ish-përfaqësuesi i BE-së që ndërmjetësoi bisedimet shtesë mes Kosovës dhe Serbisë Duke folur rreth situatës së krijuar në veri, Wolfgang Ischinger tha se do të ishte shumë mirë sikur ky konflikt për çështje kufiri dhe tregtie mes Kosovës dhe Serbisë të mos kishte ndodhur fare.

Top Channel