FBI arreston biznesmenin e HEC-eve në Shqipëri

10/08/2011 10:45

FBI arreston biznesmenin amerikan që ushtron aktivitet në fushën e
ndërtimit të hidrocentraleve në Shqipëri. Zyra e Byrosë Federale e
Investigimit bëri të ditur se Paul John McMann, 52 vjeç, nga Ueston i
Bostonit, është arrestuar pak ditë më parë në Qipro, ku qëndronte i
fshehur.

Ndaj tij, Byroja Federale e Investigimit, FBI në SHBA, kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për mashtrim me fondet e bankës për kredi në një vlerë dëmi 1,6 milionë dollarë. Mbi këtë biznesmen, i cili drejton firmën “Commonwealth Albanian Hydro Ventures, Inc.” (CAHV) rëndojnë tre akuza që kanë të bëjnë me mashtrimin për falsifikim dokumentesh bankare, në një shumë 450 mijë dollarë amerikanë. FBI, në njoftimin e saj zyrtar, bën të ditur “Shqip”, se më 10 nëntor 2010, Paul John McMann, 52 vjeç, u padit për tri akuza për mashtrim bankar dhe për çështjen e pasurive të paluajtshme.

McMann qëndroi jashtë Shteteve të Bashkuara, deri sa ai u arrestua më 10 korrik, 2011, në Qipro nga autoritetet lokale në përgjigje të një kërkese të lëshuar nga Interpoli. Autoritetet qipriote e sollën më 4 gusht në Qendër Marshall në SHBA. Më datën 10 gusht, ai pritet të dalë para gjyqit, me gjykatës Boal Jennifer C. Sipas deklaratës zyrtare McMann ka regjistruar firmën “Commonwealth Albanian Hydro Ventures, Inc.” (CAHV) në korrik të vitit 2008. Pikërisht me këtë firmë, amerikani ka përdorur për të mashtruar bankat në marrjen e kredive me anë të dokumenteve të rreme.

Organet e hetimit e akuzojnë biznesmenin, i cili është presidenti i firmës me seli në Tiranë se, në nëntor të vitit 2008, ka përdorur një dokument fals për “Letrat e fondit” në Bankën e Amerikës dhe Vakovia Bank, në emër të kompanisë së tij “Commonwealth Albanian Hydro Ventures”, për të përfituar një shumë të majme kredie në cash.

Bëhet fjalë për 450 mijë dollarë, borxh i përfituar me letra false, për të bindur një kreditor të cilit i kishte 1.6 milionë USD borxh, kjo për të parandaluar sekuestrimin e disa pronave që McMann i kishte të zhvilluara. Sipas FBI-së, McMann rrezikon të dënohet 20 vite burg për t’u pasuar nga tre vjet liri të mbikëqyrur dhe një gjobë që shkon deri në 250.000$, ose dy herë shumën e humbjes së shkaktuar nga mashtrimi i tij. FBI bën të ditur se cilido shtetas pretendon se ka rënë pre e mashtrimeve të biznesmenit që operonte në Shqipëri dhe në vende të tjera mund të kontaktojë Zyrën e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara me e-mail në: USAMA.VictimAssistance @ usdoj.gov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA