
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korcë po vizitohet nga dhjetra turistë vendas dhe të huaj në kulmin e sezonit veror.
Interesi i tyre në krahasim me një vit më parë duket se është rritur ndjeshëm. Në këtë muze ruhen më tepër se 6500 ikona dhe mbi 1 mijë objekte të punuara në gur, metal, dru dhe tekstil.
Vepra me vlera të rralla historike dhe kulturore, të cilat datojnë prej shek 5 deri në shek 18 e që i përkasin periudhës bizantine dhe post-bizantine.
Por drejtoria e muzeut është e shqetësuar për mungesën e sinjalistikës orientuese. Tabelat, të cilat duhet të ishin vendosur prej mëse një viti në pjesë të ndryshme të qytetit, do të orientonin turistët për vendndodhjen e muzeut dhe do të ishin forma e parë e prezantimit të tij, por ato mungojnë.
Top Channel