Berat, siguria e ushqimeve

10/08/2011 19:55

Me stinën e verës angjesitë e kontrollit të ushqimeve duket se janë bërë më aktive, duke dubluar herë pas here njëra-tjetrën.

Një sasi ushqimi është bllokuar nga Inspektoriati i Higjenës, kurse Inspektoriati Veterinar i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar një kontroll në tregjet e Tiranës.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i krijuar sipas modelit të agjensisë europiane të sigurisë ushqimore, në vazhdën e kontrolleve peridioke, ishte në Berat. Një grup inspektorësh të Drejtorisë Qendrore dhe të Drejtorisë Rajonale të Beratit inspektuan një subjekt të rëndësishëm të ambalazhimit të fruta-perimeve.

Për fatin e mirë të subjektit, inspektorët kanë dhënë një vlerësim pozitiv. Por inspektorët lanë si detyrë fillimin e planit kundër brejtësave dhe fillimin e procedurave të HACCP-it, sistemi që identifikon, vlerëson dhe kontrollon riskun në lidhje me ushqimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do t’i vazhdojë rregullisht inspektimet, në përpjekje për të konsoliduar pozitat e veta në rang vendi. Ligji i ushqimit i njeh atij tagrin ligjor të ushtrojë kontrolle dhe inspektime, apo të vlerësojë dhe të komunikojë riskun për të gjithë fushën e sigurisë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA