
Gabriel Batistuta, ish-futbollisti argjentinas, i cili ishte tmerri i mbrojtjeve të hekurta të ekipeve italiane në kohën që luante në Serinë A për Fiorentinën, tashmë mezi mbahet në këmbë.
Sipas gazetarit italian dhe mikut të tij të ngushtë, Luca Calamia, ish-sulmuesi vjollcë ka probleme të mëdha me ligamentet e gjurit dhe nuk mund të qëndrojë në këmbë për më shumë se gjysmë ore.
“E ka të vështirë të ecë për shkak të gjunjve. Dëmtimet dhe infiltrimet që ka bërë gjatë karrierës e kanë shkatërruar”, shprehet Calamia për ‘Corriere dello Sport’.
Batistuta, tashmë 42-vjeçar, ka bërë shumë gjilpëra për uljen e dhimbjeve dhe reduktimin e kohës së rikthimit gjatë dëmtimeve të shumta të pësuara në karrierë.
Ish-futbollisti, të cili iu vu nofka Batigol kur luante në kampionatin italian, u tërhoq në mars të vitit 2005, me më shumë se 350 gola në karrierë.
Top Channel