Të ashtuquajturit kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të
Kosovës do të takohen sot në mesditë për të vendosur heqjen ose jo të
barrikadave.

Sipas agjencive serbe të lajmeve, takimi do të mbahet në Leposavic dhe gjasat janë që ai të ketë një rezultat pozitiv.

Kjo, pas ndërhyrjes së djeshme të presidentit Tadic, që u kërkoi serbëve të Kosovës tërheqjen nga pozicionet e tyre.

Sipas të njëjtave burime, në takim pritet të diskutohen edhe detyrimet që dalin nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë me KFOR-in.

Takimin e sotëm e njoftoi dje zyrtari serb Oliver Ivanovic, i cili u shpreh i bindur për një ecuri pozitive të bisedimeve.

Top Channel