Negociatori serb Borko Stefanovic ka shprehur bindjen e tij se të
ashtuquajturit kryetarë të katër komunave me shumicë serbe do të marrin
vendimin e duhur në takimin që zhvillohet sot, mbi marrëveshjen me
KFOR-in.

Megjithatë, Stefanovic ka vlerësuar se heqja e barrikadave nuk është gjithcka, pasi sipas tij për lëvizjen e tyre nuk ka një afat të caktuar.

“Unë shpresoj se ata do të marrin vendimin e duhur që i përgjigjet interesit të shtetit dhe të qytetarëve. Është me rëndësi që të përmendet se nuk ekziston ndonjë afat për heqjen e barrikadave dhe se nuk është urdhëruar që kjo të ndodhë në ndonjë datë specifike. Për këtë arsye duhet të ecet hap pas hapi”, ka deklaruar Stefanovic.

Stefanovic dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic negociuan në ditët e kaluara një marrëveshje për lëvizjen e bllokadave serbe në veri të Kosovës, të vendosura pas operacionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Top Channel