Analisti i njohur i cështjeve ballkanase, Daniel Server ka deklaruar se
propozimet për ndarjen e Kosovës mund të shkaktojnë tensione në
Maqedoni, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në një intervistë për një të përditshme maqedonase, Server është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet ta keqpërdorin këtë situatë.

“Roli i duhur i liderëve shqiptarë në Maqedoni do të ishte të përpiqeshin për të siguruar që forcat politike panshqiptare të mos e përdorin këtë situatë, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar Server.

Sipas tij, shqiptarët e Maqedonisë duhet të fokusohen tek zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka rritur influencën e tyre dhe ka konsoliduar shtetin e Maqedonisë.

“Një gjë është e sigurtë, shqiptarët e Maqedonisë kanë sot në Shkup një rol shumë më të fuqishëm nga ai që do të kishin në një Shqipëri të madhe”, ka nënvizuar Server.

Top Channel