Qeveria rrit presionin ndaj CEZ

09/08/2011 08:15

Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit vendosi t’i kërkojë kompanisë “CEZ Shpërndarje”, informacion të hollësishëm për të gjithë problematikën e ngritur dhe vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve në mbledhjen tjetër të këtij komisioni, në të cilën CEZ do të ftohet në një seancë dëgjimore.

Ky vendim erdhi pas mbledhjes së zhvilluar dje në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nën drejtimin e nënkryetares së këtij Komisioni, Anila Jani.

Në këtë mbledhje, e paralajmëruar nga ministria tri ditë më parë, u morën nën shqyrtim ankesat e konsumatorëve në lidhje me praktikat e kompanisë “CEZ Shpërndarje”.

Mbledhja ishte e hapur vetëm për pak minuta, ku në prani të medias u njoftua për çështjet që do të diskutohen.

Në takim ishte i pranishëm edhe Altin Goxhaj, Avokati i Qytetit, në Bashkinë e Tiranës, i cili deri dje drejtonte Shoqatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe aktivist për çështjen e çmimit të energjisë dhe faturimit.

Mungesa e furnizimit me energji elektrike për një periudhë të gjatë (deri edhe më shumë se një muaj), mosdorëzimi i faturave të energjisë në vendbanimet e konsumatorëve dhe mosinformimi në kohë të konsumatorëve për ndryshimin e vendndodhjes së sporteleve, ku bëhet pagesa e faturave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin e konsumatorëve për pagesë të kamatëvonesave, ishin disa nga çështjet e diskutuara nga komisioni në Ministrinë e Ekonomisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta