Mungesë modestie nga Justin Timberlake

09/08/2011 21:05

Justin Timberlake arriti famën falë marrëdhënies me Britney Spears dhe duke qenë pjesëtar i N’SYNC, një nga ato grupet muzikore që adhuroheshin nga adoleshentet.

Gjithsesi, Timberlake nuk ka aspak dyshime se talenti i tij muzikor dhe kinematografik do të dilte në pah herët a vonë edhe pa ndihmën e këtyre trampolinave të përmendura më sipër.

“Nuk them që grupi nuk më ndihmoi, por nëse nuk do të ishte formuar ndonjëherë mendoj se do të isha i suksesshëm si këngëtar me një karrierë individuale”, shprehet Timberlake.

Nuk mund të themi se nuk do të ndodhte kështu, por kurrë nuk mund ta dimë me siguri.

Top Channel