“Eagle 2” kthehet në atdhe

09/08/2011 15:10

44 trupa speciale te ushtrise shqiptare kanë përfunduar me sukses
misionin ‘Eagle 2’ ne Afganistan duke sherbyer nen komanden amerikane.

Mesditen e sotme ata kane mberritur ne aeroportin e Rinasit ku iu rezervua nje ceremoni mirseardhjeje.Te gezuar pasi kane permbushur me dinjitet misionin e ngarkuar duke u rreshtuar si te barabarte me forcat e tjera te NATO-s trupat speciale te ushtrise shqiptare, jane pritur nga te afermit.

Komandant Glen Brown atashehu ushtarak amerikan ne Tirane i pranishem ne ceremonine e mberritjes se ‘Eagle 2’ ka pergezuar angazhimin e Shqiperise me trupa ne Afganistan.

“Ata perfaqesojne angazhimin e Shqiperise, si nje vend anëtar i NATO-s. Dua te pergezoj grupin e ‘Eagle 2’ me rastin e kthimit. Tani ata do te perballen me te tjera sfida akoma me te veshtira pasi do te duhet te lene pas ate qe perjetuan atje dhe t’u tregojne te tjereve rreth kesaj eksperience”, tha Brown.

Trupat e ‘Eagle 2’ te trajnuar ne Gjermani perpara nisjes ne muajn janar drejt Afganistanit kane marre vleresimin e zëvendësministrit te Mbrojtjes Ekrem Spahia dhe shefit te Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta