Dhuna përfshin Londrën

09/08/2011 15:00

Ajo cfarë po ndodh këto ditë në Londër dhe që kulmoi natën e kaluar, pa frike mund të quhet një “cunam krimi”. (UPDATE)

Dhune, plackitje masive dyqanesh, djegie biznesesh dhe ndertesash banimit perleshje me policine nga mijera te rinj kryesisht me ngjyre, por edhe te bardhe, nga veriu i Londres, u perhapen papritur ne te gjitha pjeset e kryeqyetit britanik.

Trazirat nuk kursyen as pjese te tjera te Anglise. Liverpuli, Lids, Bristell, Birmingami, Notingami e disa qytete te tjera perjetuan skena te ngjashme, ndonese ne permasa me te vogla.Zona te tere te Londres u shnderruan ne zona te ndaluara, te pushtuara nga frika dhe kaosi, te perfshira nga flaket, qe nga pamjet filmike nga ajri te krijonin pershtypjen e nje zone lufte.

Cameron nderpret pushimet

Gjendja eshte aq shqetesuese saqe kryeministri Cameron ka udhetuar gjate nates nga Italia ku ndodhej me pushime per te ardhur ne Londer. Ai kryesoi sot nje takim te Komitetit te Emergjencave te quajtur ‘Cobra’, per te perballuar situaten e paprecendent te krijuar. Pas takimit, duke denuar shume ashper ate qe ka ndodhi si nje krim te paster, Cameron tha se qeveria do beje gjithcka qe eshte e nevojshme per te rivendosur rendin dhe ligjin neper rruget e Britanise dhe te garantoje sigurine e njerezve qe respektojne ligjin.

Cameron deklaroi se nga 6 mije forca policore qe kontrollonin situaten ose me sakte nuk arriten te kontrollonin situaten ne Londer, nga mbremja e sotme do te jene 16 mije forca per te perballuar situaten dhe trazirat e mudnshme. Lejet e policeve jane anuluar dhe forca te reja shtese do te mberrijne nga nente forcat e tjera policore qe ka Britania e Madhe.

Parlamenti, seance te enjten

Te enjten do rimblidhet per nje dite paralamenti britanik ne nje seance te jashtezakonshme, paralment i cili i ka nderprere punimet per shkak te pushimeve verore. Numri i emergjences se Policise 999 gjate 24 oreve te fundit ka pasur nje volum prej 400 per qind me shume se zakonisht.
 
Nderkohe zjarrfikesit e Londres kane pasur naten me te ngarkur ne dekadat e fundit.450 vete jane arrestuar dhe qelite e policive ne Londer jane te mbushura, nderkohe qe shume nga te arrestuarit jane derguar neper policie jashte kryeqytetit britanik. Komisioneri i Policise Metropolitane perjashtoi mundesin e dergimit te ushtrise neper rruge per te vendosur rendin.

Nderkohe, per shkak te gjendjes se krijuar ne Londer, ndeshja miqesore ne futboll mes Anglise dhe Hollandes e planfikuara per te luajtur te merkuren ne Uembli eshte anulluar.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

st1:*{behavior:url(#ieooui) }

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Edhe miqësorja midis Ganës dhe Nigerisë që duhej të luhej
mbrëmjen e sotme në Watford, në periferi të
Londrës, është anulluar për arsye sigurie. Sakaq nuk kane munguar edhe konsultimet mes Premierliges dhe Police per ndeshjet e fundjaves ne Londer pasi fillon kampionati anglez, por eshte konkluduar se ende eshte shume heret per te vendosr per anullimin e tyre.

Mbremja e sotme do te jete nje sprove tjeter sigurie ne Londer nga efekti domino i dhunes se ketyre diteve qe e paten pikenisjen nga vdekja e nje te riu ne Totenehem, ku vendin e protestes legjitime e zuri oportunizmi kriminal.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta