Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler është shprehur optimist
se në takimin mes përfaqësuesve të veriut do të merret vendimi i duhur.

“Besoj se në takimin e përfaqësuesve të serbëve të veriut do të mbizotërojë mencuria dhe do të hiqen barrikadat nga rrugët”, ka deklaruar Byhler.

Deklaratën e tij, gjenerali gjerman, i cili ka negociuar personalisht me zyrtarët serbë për zgjidhjen e situatës, e ka bërë gjatë një vizite në komunën e Kacanikut.

Top Channel