“Albpetrol” blen makina luksoze

09/08/2011 08:00

Në kulmin e krizës financiare dhe të gjendjes në prag të falimentit, ndërmarrja shtetërore e prodhimit të naftës, “Albpetrol” i lejon vetes luksin të porosisë automjete të prodhimeve të fundit.

“Shqip” mëson se drejtuesit e kompanisë kërkojnë të blejnë dy automjete, me vit prodhimi sa më të fundit. Madje për njërën autoveturë ka kërkesa specifike.

“Të jetë me zero km, me vit prodhimi 2011 dhe të mos kushtojë më shumë se 8 milionë lekë (ofro 60 mijë euro)”, thuhet në njoftimin e tenderit.

Për të dyja makinat, “Albpetrol” vendos një çmim prej 72 mijë eurosh (10 milionë lekë pa TVSH).

Sakaq, kompania ka njoftuar naftëtarët se në shtator do të largojë 2500 vetë nga puna, për shkak se nuk ka para të mbajë me rroga punonjësit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta