AKU rrit kontrollet

09/08/2011 15:35

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se ka rritur kontrollet dhe inspektimet gjatë stinës së verës.

Në fokus sipas drejtorit Genc Juka, kanë qënë stabilitetet e prodhimit, manipulimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore, magazinat, supermarketet dhe baret e restorantet sidomos në pikat turistike. Sipas AKR-së gjatë periudhës qershor-korrik janë kryer mbi 4 mijë inspektime në 12 qarqet e vendit, ku janë bllokuar dhe asgjesuar më shumë se 25 tonë produkte ushqimore jashtë parametrave.

Autoriteti tha se ka pezulluar 20 subjekte dhe ka gjobitur 18 të tjera për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve.   

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta