Aksident në Rrogozhinë, një i vdekur
09/08/2011 11:20
Aksident rrugor me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Peqin-Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi kur një makinë tip benz me targa të huaja përplasi 50-vjecarin Gezim Brolli që udhëtonte me motorr, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia shkoi në vendngjarje duke shoqëruar në komisiariat drejtuesin e mjetit, 32-vjecarin Klodian Hasa.
Top Channel