Xavi nuk do të jetë kundër Italisë
08/08/2011 21:20
Xavi nuk do të luajë të mërkurën kundër Italisë. Kontrollet të cilave ai iu nënshtrua kanë zbuluar probleme në një pulpë, që do ta detyrojnë kampionin që të rrijë larg fushës.
Mesfushori i Barcellona është në dyshim edhe për finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës, që luhet të dielën në “Bernabeu”.
Pas mbrojtësit Sergio Ramos, Xavi bëhet kështu mungesa e dytë për Spanjën në ndeshjen me Italinë, që do të luhet në Bari.
Top Channel