Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle do të udhëtojë për në Kosovë këtë javë, duke u bërë ministri i parë i Bashkimit Evropian që viziton vendin pas shpërthimit të trazirave në veri.

Zëdhënësi Dirk Augustin tha se Westerwelle do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë kosovarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaci dhe komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Ndalesa në Kosovë është e fundit e turneut të tij treditor në Ballkan, i cili nis të martën dhe përfshin edhe Kroacinë e Malin e Zi.

Westerwelle ka qenë së fundmi në Londër për të diskutuar me zëvendëskryeministrin Nik Clegg dhe ministrin e Jashtëm, William Hague.

Ky i fundit dhe Westerwelle kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina që t’i japin fund krizës në veri.

Top Channel