Video porno e Marilyn Monroe shitet “me ulje”

08/08/2011 14:30

Mikel Barsa mendonte se mund të fitonte shumë para nga shitja në ankand e një videoje porno të Marilyn Monroe prej 6 minutash.

Por, ankandi në Buenos Aires nuk arriti parashikimet e spanjollit. Asnjë nga tre ofertat nuk iu afrua çmimit fillestar prej 500 mijë dollarësh. 250, 260 dhe 280 mijë dollarë ishin ofertat e ardhura respektivisht nga Japonia, Norvegjia dhe SHBA.

Barsa shprehet gjithsesi i kënaqur nga shuma e fituar dhe i vë fajin për këtë mungesë ofertash zërave se në të vërtetë gruaja në video nuk është Marilyn Monroe.

“Monroe nuk kishte asnjë arsye për të xhiruar një video porno. Të gjitha të ardhurat i ka fituar falë punës së saj si modele dhe aktore e vërtetë”, ishte shprehur Nancy Carlson, zëdhënëse e Authentic Brands Group që menaxhon të drejtat e imazhit të Marilyn Monroe, në një intervistë për Associated Press.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB