Ka ndërruar jetë në Finlandë, ish-kryeadministratori i Kosovës, Harri
Holker. Ai ishte 74 vjeç dhe kujtohet si njeri i paqes dhe angazhimit
diplomatik.

Në vitin 2000, Holkeri shërbeu si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Holkeri shërbeu pak më shumë se 1 vjet në Kosovë, nga marsi 2003 deri në maj 2004, kur u largua nga këtu pikërisht për arsye shëndetësore.

Në kohën e Holkerit ndodhën trazirat e marsit 2004 dhe misioni i OKB-së u kritikua për mosmenaxhimin e duhur të situatës, që shkaktoi 19 të vdekur.

Top Channel