METE: Miniera e Bulqizës, në rrezik

08/08/2011 14:30

Reparti Inspektimt dhe Shpëtimit të Minierave ka lëshuar alarmin se
ndërprerja e punës në minierën e Bulqizës ka rritur rreziqet për shembje
masive.

Përmes një njoftimi për shyp Ministria e Ekonomisë thotë se ndërprja e punës dhe mirëmbajtjes së minierës rrezikon shembjen e nënkateve dhe të gjitha armatimeve që kanë qenë në proces pune. Për shkak se minatorët e ngujuar nuk lejojnë që në minierë të futen specialistët e mirëmbajtjes, rreziqet, thuhet në njoftim janë të shumta.

Mosndezja e ventilatorëve shkakton grumbullimin e gazrave të dëmshëm dhe helmues në galeri, ndërsa fikja e pompave për largimin e ujërave ka bllokuar minierën duke krijuar shembje të punimeve dhe shkatërrimin e pajisjeve e të makinerive të instaluara. Reparti i inspektimit një institutcion në varësi të Minitrisë së Energjetikës konkludon se  të gjitha këto elementë po çojnë drejt degradimit të minierës dhe I ka kërkuar organeve përkatëse që të ndërhyjnë për të siguruar kontrollin dhe monitorimin e pandërprerë të minierës nga specialistët e tij dhe kompanisë ACR.

Top Channel