Barrikadat serbe në veri të Kosovës do të hiqen nesër, pas një takimi të “kryetarëve” të katër komunave të kësaj zone, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen me KFOR-in.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari shtetëror i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, i cili ka saktësuar se ky takim do të mbahet nesër rreth orës 12:00.

“Pres që kryetarët e katër komunave të mendohen mirë dhe të parashtrojnë të gjitha opsionet e mundshme, në mënyrë që të merret vendimi i duhur”, ka deklaruar Ivanovic.

Zyrtari serb ka shtuar më tej se, në këtë situatë, përgjegjësia e kryetarëve të këtyre komunave është më e madhe se kurrë.

Top Channel