“Çdo marrëveshje, e cila con në drejtim të shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duhet të respektohet nga të gjithë”, deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike tëKosovës, Isa Mustafa.

Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe marrëveshjet e arritura mes Qeverisë dhe KFOR-it, për të cilën z. Mustafa u informua nga vetë kryeministri Thaçi.

“Unë mund të them që për 10 pikat e fundit, kryeministri më tha se jane bërë konsulta me faktorët ndërkombëtarë”, u shpreh nder te tjera z Mustafa.

“Lidhja Demokratike e Kosovës këmbëngul që qeveria te mos terhiqet nga ajo që nisi më 25 korrik” deklaroi Isa Mustafa.

Këto komente ai i bëri teksa po inspektonte disa rrugë në kryeqytetin kosovar të cilin ai drejton si kryetar i Komunës.

Top Channel