Ushqimet, asgjesohen 153 kg produkte të rrezikshme

07/08/2011 18:40

Rreziku nga ushqimet e skaduara apo që shiten në kushte të papërshtatshme higjienike është i madh në këtë stinë.

Organet e higjienës publike në kryeqytet kanë sekuestruar 153 kilogram produkte ushqimore, kryesisht me bazë qumështi dhe nënprodukte mishi.

Inspektorët thonë se për këtë problem janë gjobitur 42 subjekte dhe u bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm kur blejnë.

“Janë kontrolluar rreth 1200 subjekte të prodhimit dhe tregëtimit të produkteve ushqimore. Përmendim linjat e prodhimit të akullores, ujit të ambalazhuar, birres, pijeve freskuese e të tjera. Vetëm gjatë muajit korrik janë vendosur 42 gjoba”, thotë Vladimir Janishu, shef i Inspektoriatit të Higjienës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA