Përgjaken rrugët e Durrësit

07/08/2011 16:15

Katër aksidente të rënda rrugore të ndodhura vetëm gjatë ditës së sotme kanë përgjakur rrugët e Durrësit.
Për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Spille kur një makinë përplasi një motor. Nga përplasja ka gjetur vdekjen 15 vjecari Florenc Xhihani, ndërsa drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

Në Golem një makinë me targa maqedonase, teksa ishte duke ecur mbrapsht përplas për vdekje në kalimtare, identiteti i së cilës nuk bëhet publik.
 
Aksidenti i tretë ndodhi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Serave” ku një automjet është përplasur me një triçikël. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në rrezik për jetën.

Aksidenti tjetër ndodhi tek Ura e Shkumbinit dhe burimet policore njoftojnë i plagosuri në këtë aksident ndodhet i shtruar në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të aksidenteve. Për momentin nuk ka konfirmime për persona të arrestuar apo për të shoqëruar në komisariat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA