Bajerni i Mynihut e nis si mos më keq sezonin e ri të Bundesligës. Skuadra e Jupp Heynckes u mund 0-1 në shtëpinë e saj në ndeshjen e luajtur kundër Borusia Munchengladbah.
Pjesa e parë e takimit pas një loje të vakët nga të dyja skuadrat u mbyll në barazim 0-0. Në të dytën Bajerni këmbëngul me shumë duke iu afruar disa herë në minutat e para portës kundërshtare, por paqartësia në ndërtimin e aksioneve sulmuese i penalizoi duke mos arritur të gjejnë rrjetën.
Në minutën e 60 Heynckes, në kërkim të golit të avantazhit, hedh në fushë Ribery duke larguar Toni Kroos. Goli ka ardhur 2 minuta më pas, por jo në favor të Bajernit. Miqtë shënojnë me Igor de Camargo.
Në minutat e mbetura Bajern përpiqet të gjejë golin e barazimit, por pa mundur dot. Fërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Rafati mbyll ndeshjen me fitoren e Munchengladbah.
Humbja u privoi bavarezëve të vihen në radhën e skuadrave që morën pikë të plotë në javën e parë, si kampionët e sezonit të kaluar, Dortmund apo Shtutgart dhe Volfsburg.
Top Channel