Kunis: Më zuri gjumi në skenën e seksit me Timberlake
07/08/2011 12:55
Mila Kunis ka deklaruar se e zuri gjumi në xhirimin e një nga skenave (të shumta) të seksit me Justin Timberlake për filmin ‘Friends With Benefits’.
Aktorja e lindur në Ukrainë theksoi se të bërit shumë skena nudo ishte e lodhshme.
“Po xhironim skenën ku bëjmë dashuri në shtëpinë e babait të tij. Kishim xhiruar 18 orë atë ditë dhe mua më zuri gjumi kur ishim shtrirë”, tha Kunis.
‘Friends With Benefits’ tregon historinë e dy shokëve që vendosin të përfshijnë seksin në marrëdhënien e tyre.
Top Channel