Shkatërrimi i kanioneve, reagojnë ambientalistët

06/08/2011 15:30

Ambientaliste dhe pjesëtare të Kuvendit Civil kanë protestuar për
shkatërrimin e shkallës së Tujanit apo kanioneve të Brarit vetëm pak
kilometra nga Tirana.

Në këtë zone prej kohesh ka nisur zbatimi i projektit per ndertimin e Rruges se Arberit , nderkohe qe nuk eshte marre parasysh, se ndodhet brenda nje Parku Kombetar dhe se vete Shkallet e Tujanit jane monument natyror.

“Duhet që qeveria të marrë masa të ndalojë procesin e shkatërrimit në këtë hapësirë. Duhen parë minimalisht tre opsione për të zgjedhur alternativën më të mirë për të zgjedhur një projekt të këtyre përmasave.  Duhet marrë mendimi i publikut dhe më pas të vendoset  për variantin më optimal për të mos cënuar këtë ekosistem të mrekullueshëm”, thotë ambientalisti, Lavdosh Ferruni.

Ky monument i natyres po perjeton thuajse nje fat te njejte me lumin Erzen i cili pavaresisht vendimit te kryeministrit ne 2006 per te mos u perdorur per nxjerrje zhavorri , por shfrytezohet cdo dite nga firma ndertimi ne menyre te kundraligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA