Milan fiton Superkupën e Italisë

06/08/2011 16:30

Milan ka fituar për të gjashtën herë Superkupën e Italisë, duke mundur 2-1 Inter në Pekin.

Zikaltërit kaluan të parët në avantazh në minutën e ’22, me një goditje dënimi të ekzekutuar nga Sneijder, të cilën Abbiati nuk e kapi dot.

Barazimi i Milan erdhi në minutën e ’60 nga Ibrahimovic, i cili goditi saktë me kokë një top të krosuar nga Seedorf, duke rihapur ndeshjen.

Ndërsa avantazhi i Milan erdhi në minutën e ’69 me Boateng, që futi në portë një goditje të devijuar të Pato nga portieri Julio Cesar.

Me këtë fitore regjistrohet triumfi i dytë i teknikut kuqezi Massimiliano Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA