Lady Gaga është në bisedime sekrete për të interpretuar rolin e Amy Winehouse në një film mbi vdekjen tragjike të këngëtares britanike.
Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “Daily Star”, që citon një burim të besueshëm nga Hollivudi.
Sipas këtij të fundit, Lady Gaga e adhuronte Amy-n dhe do të dëshironte shumë të interpretonte idhullin e saj në një film për ekranin e madh.
“Lady Gaga vdes nga dëshira për të kaluar nga muzika tek filmi. Prandaj, performimi i rolit të Winehouse do të ishte ideali për të depërtuar në karrierën kinematografike”, ka deklaruar burimi.
Në ditët e kaluara për rolin kryesor të filmit, skenari i të cilit duhet ende të shkruhet, kishin dalë emrat e Keira Knightly, Scarlett Johannson dhe Sienna Miller.
Top Channel