Kapshticë, radhë emigrantësh në kufi
06/08/2011 12:00
Radhë emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës në anën greke dhe në tokën neutrale mes dy doganave.
Sipas informacioneve të fundit pala shqiptare punon me 8 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje, ndërsa dogana greke punon me 4 sportele. Deri më tani kanë hyrë 8300 persona dhe kanë dalë jashtë kufirit 3700 të tjerë.
Edhe në pikën kufitare të Kakavijës mëngjesin e sotëm kanë hyrë 4200 persona dhe po punohet me 6 sportele.
Ndërkohë fluks emigrantësh është regjistruar edhe në portin e Durrësi, pasi këtë mëngjes kanë hyrë pesë tragete të linjës Bari-Durrës, me rreth 6200 persona në bord.
Top Channel