Itali, hetime për vrasjen e shqiptarit

06/08/2011 17:40

Agjentët e kuesturës së Torinos po zhvillojnë hetime intensive mbi 37-vjecarin Indrit Kuci, i cili u vra gjatë natës me armë zjarri në qytetin verior të Italisë.

Sipas mediave italiane, agjentët kanë marrë në pyetje të fejuarën e Kucit, e cila rezulton e përfshirë në ambjentet e prostitucionit.

Hetuesit, të koordinuar nga prokurori Marco Sanini, kanë identifikuar edhe pronarin e veturës në bordin e të cilës u gjet kufoma e 37-vjecarit.

Bëhet fjalë për një tjetër shtetas shqiptar, i cili po kërkohet për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni të fakteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA