Durrës, shpërthen bombula e gazit

06/08/2011 19:20

Një 24-vjecar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas njoftimeve të fundit, shtetasi Ilir Baca ka pësuar djegie të rënda në rreth 80 për qind të trupit të tij.

Mësohet se për shkak të plagëve të rënda 24-vjecari është dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për mjekime më profesionale.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake të kryera nga agjentët e policisë, dyshohet se shpërthimi i bombulës të ketë qenë aksidental.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA