“Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi në kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare”, ish-presidenti Meidani: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?
Ish-negociatori amerikan në cështjen e statusit të Kosovës, Frank Wisner
ka deklaruar se Kosova është një shtet që ka të drejtë ta shtrijë
autoritetin e tij.
“Kosova ka të drejtë të kontrollojë pikat kufitare kritike dhe cfarëdo marrëveshje duhet t’i lejojë asaj të ushtrojë autoritetin në territorin e vet”, ka pohuar Wisner.
Ndërkohë, kongresmeni Eliot Engel ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Prishtinës zyrtare.
“Kryeministri i Kosovës duhet të bëjë atë që është në interes të vendit të tij”, ka deklaruar Engel, duke hedhur poshtë hipotezat për një ndarje të territorit.
“Juridiksioni i vendit duhet të kontrollohet kudo nga autoritetet e Kosovës, pa përjashtuar veriun”, ka nënvizuar kongresmeni.
Top Channel