Shkatërrohen shkallët e Tujanit

05/08/2011 17:00

Pas lumit Erzen,i cili po shkon drejt shkatërrimit, për shkak të
shfrytëzimit të tij në menyrë të kundraligjshme, Tirana mund të humbë
edhe një monument të natyrës.

Shkallet e Tujanit apo kanionet e Brarit, qe shtrihen ne territorin e Parkut Kombetar te Dajtit, per dite me radhe janë shkatërruar dhe hedhur në erë me eksploziv pasi në këtë zonë është projektuar të kalojë rruga e Arbërit.

Firma ndërtuese pa patur asnjë leje mjedisore ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në këtë zonë të parkut. Pas ditesh pune ne menyre antiligjore inspektoret e Ministrisë se Mjedisit kane nderhyre per te nderprere punimet ne kete pjese, duke gjobitur edhe firmen me 500 mije leke, nderkohe qe do te behet edhe nje vlerësim i demeve te shkaktuara natyres ne kete zone.

Por pavaresisht mases se Ministrisë se Mjedisit puna ne fakt nuk eshte ndalur plotesisht. Edhe pse jo me te njejtin ritem puntoret vazhdojne punen pikerisht ne zonen e njohur si shkallet e Tujanit.

Thuajse nje déjà vu e rastit te shtratit te lumit Erzen ne krah te Ures se Peshkatarit, edhe per shkallet e Tujanit organet pergjegjese heshtin, deri tani te njejten gje ka bere edhe prokuroria.

Me kete ritem shkaterrimi monumentesh kulturore e natyrore Shqiperia shume shpejt do te ktheje koken pas, pa gjetur per fat te keq thuajse me asgje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA