Në një reagim të pak orëve më pas, CEZ ka theksuar se kjo kompani do të bëjë gjithçka për të mos lejuar që ata të cilët paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike të duhet të mbajnë mbi shpinë, siç thuhet në njoftim, edhe shpenzime të shtuara nga ata që nuk i paguajnë ato.

Sipas CEZ, ndërprerja e energjisë për debitorët ku përfshihen edhe ujësjellësat ka ardhur si pasojë e bërjes së veshit të shurdhër nga ky institucion, pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme të kompanisë.

CEZ, thuhet më tej, nuk do të tolerojë më borxhin prej 1,1 milardë lekësh të akumuluar nga ujësjellësat përgjatë këtyre muajve. Kompania thekson më tej se mirëpret ndërhyrjen e qeverisë për të alokuar fondet e për të ndihmuar në këtë mënyrë ujësjellësat në përmbushjen e detyrimeve të tyre kontraktore.

Sipas CEZ, një aksion i tillë do të vijojë për të gjithë klientët familjarë, buxhetorë apo jo buxhetorë të cilët injorojnë mundësitë për zgjidhje që ofron kjo kompani.

“Pa arkëtime CEZ nuk mund të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

“Kjo kompani është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e plotë të këtij problemi madhor”, përfundon njoftimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA