Presidenti Topi nderon Barin
05/08/2011 21:10
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi komunën e Barit në Itali me medaljen e “Mirënjohjes” nën motivacionin “mirënjohje e thellë për përkrahjen e dhënë mijëra emigrantëve shqiptarë që zbarkuan në këtë zonë 20 vite më parë”.
Presidenti Topi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në një aktivitet të organizuar në këtë përvjetor të mbërritjes së anijes “Vlora” në portin e Barit, në bordin e së cilës, siç tha ai, mijëra shqiptarë kërkonin lirinë e mohuar nga diktatura.
Një përshëndetje të veçantë presidenti Topi ja dedikoi edhe homologut të tij, presidentit italian Napolitano, si një personalitet që ka kontribut të veçantë në forcimin e marrëdhënieve italo- shqiptare.
Top Channel