Nafta, del në privatizim rafineria e Cërrikut

05/08/2011 08:25

Rafineria e përpunimit të naftës, në Cërrik, më e vjetra ndër ndërmarrjet me pronësi shtetërore, ndërtuar në kohën e pushtimit italian, pritet të dalë në shitje.

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka përpiluar së fundmi listën e objekteve që do të privatizohen brenda këtij viti, ku bie në sy edhe rafineria, e cila nuk vihet në punë për të paktën 10 vjet.

Ish-ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, kishte deklaruar vitin e kaluar në seancë plenare, se shumë shpejt do të vihet në funksion rafineria.

“Do t’ju siguroj këtu që Ministria e Ekonomisë ka nisur procedurat për të vënë në punë rafinerinë e Cërrikut në mënyrë shumë transparente dhe për të liberalizuar këtë treg shumë të rëndësishëm për përpunimin e naftës në vend”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.

Top Channel