Elbasan, dy në pranga për djegien e teatrit
05/08/2011 08:00
Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy persona, të dyshuar si përgjegjës për djegien e teatrit të Skampas, ditën e djeshme.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Ali dhe Gentian Mece.
Sipas burimeve, atë e bir punonin me një bombul gazi pranë godinës së teatrit, që dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.
Burimet saktësojnë më tej se akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shkatërrimit të pronës publike.
Teatri i Skampas u dogj ditën e djeshme dhe bashkia e qytetit të Elbasanit fajësoi njësitë e zjarrfikësve për paaftësi në ndërhyrje dhe mungesë profesionalizmi.
Top Channel