
Tirana zë vendin e parë për numrin më të madh të mjekëve të palicencuar kryesisht në sektorin publik shëndetësor.
Të vetmit që po zbatojnë ligjin për profesionet e rregulluara dhe urdhrin e ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili janë mjekët e shërbimit shëndetësor parësor ku ku deri tani janë pajisur me licencë rreth 80.6 për qind e tyre.
Pak më ndryshe paraqitet situata në maternitetin “Koco Gliozheni” ku rreth 69 për qind e mjekëve kanë rinovuar licencat, më pas vjen Spitali Ushtarak me 59.6 për qind të mjekëve të licencuar.
Problemi më i madh vërehet në QSUT ku rezultojnë me licencë vetëm 35 për qind e mjekëve dhe kjo sipas presidentit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë profesor Dine Abazi është përgjegjësi direkt e drejtuesve të tyre.
Ndryshe nga të vjetrit, mjekët e rinj po zbatojnë ligjin me korrektësi.Sipas ligjit,ata do të përfitojnë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit vetëm pasi t’i nënshtrohen provimit të shtetit që këtë vit kryhet për herë të parë në Shqipëri.
Top Channel