Tiranë, digjet aksidentalisht 20-vjecari

04/08/2011 17:50

Një i ri 20-vjecar ka humbur jetën sot në kryeqytet pasi ka pësuar një djegie në rrethana ende të paqarta.

Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi Urim Troci, nga fshati Laknas, është djegur aksidentalisht pranë një restoranti në ambjentet e liqenit artificial të kryeqytetit.

Sipas burimeve, djegia ka qenë e shkallës së rëndë dhe 20-vjecari nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Ai ka ndërruar jetë në spital.

Burimet shtojnë më tej se po kryhen hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA