
Gjatë pasdites së sotme kryetari i PS, Edi Rama priti në një takim në selinë e PS, ministrin e Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë, Dirk Niebel.
Në takim u fol për situatën politike në Shqipëri, për sfidat që shoqërojnë vendin në rrugën drejt integrimit europian, për ndihmën dhe asistencën e Gjermanisë, si një ndër partnerët kryesorë në rrugën e zhvillimit dhe demokratizimit.
Kryetari i PS, Rama falenderoi qeverinë gjermane për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e zhvillimit dhe e konsideroi të domosdoshëm intensifikimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Gjithashtu Rama bëri një ekspoze të situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke bërë të njohur qëndrimin e PS në lidhje me situatën aktuale.
Një tjetër pikë për të cilën u fol në takim ishte demokracia në vendin tonë dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës.
Top Channel