Aleanca e NATO-s ka filluar dislokimin e forcave shtesë në Kosovë, ku
serbët vazhdojnë bllokimin e rrugëve në pikat e kalimit kufitar me
Serbinë, në hakmarrje për ndalimin e importeve nga Serbia.

Aeroplani i parë me trupat e reja u ul të mërkurën në aeroportin e Prishtinës.Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, kërkoi 700 trupa shtesë për të ndihmuar në vendosjen e rendit në Kosovë, raportojnë mediat.

Tensionet në vend janë duke u qetësuar 10 ditë pas trazirave që u shkaktuan nga një përpjekje e forcave të sigurimit të Kosovës për të marrë nën kontroll dy pika kufitare me Serbinë, për të vënë në zbatim embargon. Trupat ndërkombëtare ndërhynë kur serbët i vunë zjarrin një poste kufitare dhe një polic shqiptar u vra në përleshje.

Top Channel