Kakavijë, fluks emigrantësh në kufi

04/08/2011 14:35

Në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë rreth 5 mijë emigrantë dhe mbi 1170 automjete.

Sipas informacioneve të fundit, nuk janë regjistruar radhë nëpër sportele, ndërsa pala shqiptare dhe ajo greke po punojnë pa ndërprerje.

Në pikën shqiptare po punohet me 6 sportele dhe në atë greke me 4 sportele.

Ndërkohë janë regjistruasr edhe 500 shtetas shqiptarë, të cilët kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek për të kaluar pushimet verore në fqinjin tonë jugor.

Top Channel