Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë
shprehur qëndrimin e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës, duke i
bërë me dije Serbisë se kjo gjendje nuk ka më kthim prapa.

Sipas RTK-së, fuqitë perëndimore propozojnë një formulë të re të kontrollimit të kufijve, të bërë me dije më parë nga i derguari i BE-së Robert Cooper.

Thaci: Prekja e kufijve, efekt domino

Kryeministri kosovar Hashim Thaci i ka bërë të qartë Serbisë, por edhe BE-së, se prekja e kufirit të Kosovës mund të hapë temën e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin.

Thaci ka ritheksuar se, edhe pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e status kuosë.

“Vijat tona të kuqe me Beogradin janë të qarta”, ka deklaruar Thaci gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë së tij.

Më tej, duke folur për takimin me zyrtarin e BE Robert Cooper, Thaci ka saktësuar se i ka rikonfirmuar atij prirjet evropiane të Kosovës.

 Thaci: Nuk ka me kthim prapa

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se nuk ka më kthim prapa dhe se aksioni i policisë në veri është bërë  në baza kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në gjithë Kosovën.

Shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se “nuk mund të lejohet përjetësisht që një pjesë e territorit të saj të mbetet “vrimë e zezë” jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë”.

Top Channel