Decentralizimi, mbështetje nga Zvicra

04/08/2011 21:00

Ministri i Brendshem Bujar Nishani dhe ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e funksionimit të qeverisjes vendore me një financim prej 4.5 milionë eurosh.

“Zviceranët e kanë decentralizimin në genet e tyre, janë lindur me të. Ne kemi njohuri dhe jemi shumë të lumtur ta ndajmë me miqtë tanë shqiptarë. Projekti do të realizohet në Shkodër dhe Lezhë, por gjithashtu ka një element të rëndësishëm që lidhet me fuqizimin e përvojës në nivel kombëtar”, deklaroi ambasadorja Enzler.

Ndërsa për ministrin Nishani, ky projekt është një mundësi që vetë pushteti lokal të përfitojë përmes praktikës së granteve konkurruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA