Përfundoi në orët e vona të së enjtes takimi mes komandantit të KFOR-it, Erhard Byhler dhe zyrtarëve të qeverisë serbe, takim ky që synonte zhbllokimin e situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se pas takimit asnjëra prej palëve, si KFOR-i ashtu edhe pala serbe, nuk janë prononcuar.

Ndërkohë, në Prishtinë flitet se nuk ka patur asnjë marrëveshje.

Komandanti Byhler dhe përfaqësuesit e qeverisë serbe biseduan për arritjen e një marrëveshje që do të zhbllokonte kalimet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Bisedimet e mbajtura sot synonin t’i shtonin disa pika të tjera shtesë akordit të arritur ditën e mërkurë mes komandantit Byhler dhe kryenegociatorit serb, Stefanovic.

Pikat shtesë janë kërkuar nga qeveria e Prishtinës. Vetë kryeministri Thaci i ka propozuar ato komandantit Byhler gjatë takimit që pati me të paraditen e sotme.

Top Channel