Bulqizë, dështon takimi i minatorëve dhe ACR

04/08/2011 14:50

Dështon takimi mes minatorëve grevistë dhe drejtuesve të kompanisë se kromit dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e vendosura nga ACR.

ACR, ashtu sikurse kishte deklaruar edhe më parë nuk pranoi që në takim të ishin të pranishëm përfaqësues të sindikatës së minatorëve.

Kompania thekson se “nuk mund te bisedojme me elemente kriminale dhe qe ushtrojne dhune, ndaj duam te bisedojme me punetoret drejtperdrejt”.

Nderkohe minatoret vazhdojne te jene ende ne galerite 1400 metra nen toke, duke vazhduar greven e urise.

Kreu i Konfederates se Sindikatave Kol Nikolla shprehet se gjendja e minatoreve eshtë tejet e rëndë, ndërsa në thellësitë e galerive ka mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë familjarët e minatorëve ndodhen jashtë ambienteve të grevës të shqetësuar për shëndetin e protestuesve.

Pak dite me pare kompania ACR pranoi plotesimin e kerkeses se minatoreve per rritjen e pages ne masen 20 perqind, ashtu sic ishte kerkuar.

Por sapo lajmi u be publik sindikata njoftoi menjehere kerkesen e re per rritjen e pages ne masen 40 %. Minatoret thone se nuk e kuptuan ndryshimin e befte te kerkeses, por ata pohojne se kane qene nen presion per te mos komunikuar me mediat.    

Top Channel