Superkupa e Italisë

03/08/2011 14:40

Milani po vazhdon në Kinë pregatitjet për Superkupën Italiane, sfidë që do të luhet të shtunën përballë Interit.

Temperaturat e larta në Pekin nuk i kanë penguar tifozët kinezë të ndjekin seancat stërvitore të skuadrës kuqezi.

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Milanit, përfshi edhe trajnerin Alegri, janë optimistë për ndeshjen e të shtunës.

“Është ende fillimi i sezonit dhe kjo është ndeshja e tretë për ne. Por ajo është përballë një skuadre të madhe dhe për më shumë bëhet fjalë për një trofe. Mendoj se do të jemi gati ta nisim këtë sezon me një triumf në derbi”, deklaroi trajneri Alegri.

Pas Superkupës që do të luhet të shtunën, skuadrat kanë edhe3 javë kohë për tu përgatitur për nisjen e sezonit në Serie A.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta